Real Madrid zyrtarizon ardhjen në Prishtinë

169
real-madrid-zyrtarizon-ardhjen-ne-prishtine

Në zyrat e klubit spanjoll Real Madrid u mbajt prezantimi rreth kampit stërvitor për fëmijë që do të  zhvillohet nga 19-23 korrik, në Prishtinë.

Nënkryetari ekzekutiv i Fondacionit Real Madrid, Enrique Sánchez, si dhe drejtori i kampusit dhe  kampeve të stërvitjes, Andrés Muntaner, shpalosën projektin e ri të kampit stërvitor, së bashku  me Robin Krasniqin, STE dhe përfaqësuesin e Zero Pozitive, Arlind Sadiku.

“Jemi të lumtur që Fondacioni ynë zgjerohet edhe në një shtet tjetër si Kosova. Përmes këtij projekti, Real Madridi ndihmon fëmijët në shumë vende të botës. Shpresoj që ky organizim të ju  prij shumë tjerëve gjatë viteve në vijim.” deklaroi Sánchez.

Fondacioni Real Madrid po shkon për herë të parë në Kosovë, ku do të ndihmojë mbi 150 fëmijë  të shijojnë përvojën e kampeve të futbollit dhe vlerës së tyre falë bashkëpunimit me organizatoret  Robin Krasniqin, STE dhe Zero Pozitive. Fëmijët e grupmoshave 6-16 vjeç do të kenë mundësinë  të trajnohen duke përdorur metodologjinë e Fondacionit të Real Madrid të ofruar nga ekspertë të  trajnuar dhe të licencuar nga akademia e tyre.

Menaxheri i sportit Robin Krasniqi, partner i STE, shprehu që ky organizim do të jetë më i miri që  është zhvilluar ndonjëherë në Ballkan.

“Mund të them që Kosova është shumë krenare që pret për herë të parë trajnerë zyrtarë të Real  Madridit dhe ne besojmë se ky do të jetë vetëm projekti i parë nga shumë tjerë të ardhshëm. Me  partnerët tanë si Zero Pozitive kemi gjetur persona kompetent të cilët punojnë palodhshëm për të  arritur qëllimin tone dhe për ta bërë kampin më të mirë për të rinj që është organizuar ndonjëherë  në zonën e Ballkanit” deklaroi Krasniqi.

Trajnimi në kampin zyrtar të stërvitjes të Real Madridit do të mundësoj që lojtarët të stërviten si  futbollist profesional, të përvetësojnë vlerat më të mira sportive.

Regjistrimet janë të hapura në webfaqen: https://frmclinicskosovo.com/sq/register/

The post Real Madrid zyrtarizon ardhjen në Prishtinë appeared first on RahovecNET.