Sulmuesi i Italisë, Ciro Immobile, ka thënë me shaka se bashkëlojtari i tij Lorenzo Insigne do t’i shkaktojë atij sulm në zemër një ditë, duke treguar se sulmuesi i Napolit fshihet çdo kund për ta trembur atë.
Italia po e përjeton një Euro frymëzues këtë verë dhe shpreson se do të arrijë në gjysmëfinale kur të takohet me Belgjikën në çerekfinale të premten, raporton Gazeta Express.
Humori brenda skuadrës së udhëhequr nga Roberto Mancini është shumë i mirë dhe këtë e tregon më së miri lidhja mes Immobiles dhe Insignes.
Sulmuesi i Lazios ka qenë shpesh cak i shakave frikësuese të Insignes gjatë këtij evropiani.
Duke folur për këtë, Immobile tha: “Ne nuk kemi asgjë për të bërë, prandaj luajmë Playstation. Insigne vetëm shikon filma dhe seri televizive”.
“Mua më duhet të ec vërdallë me kujdes, sepse ai është shtatshkurtër dhe mund të fshihet kudo. Kur u kthyem nga dreka dhe u futëm në dhomë me Verrattin, ai ishte fshehur brenda gardërobës dhe u hodh mbi mua”, shtoi ai.
Ai tha me shaka: “Një ditë do të më shkaktoj sulm në zemër”
The post Immobile: Insigne do të më shkaktojë sulm në zemër një ditë appeared first on RahovecNET.