Costa: Tifozët anglezë duhet të karantinohen, shumë prej tyre do ta humbin ndeshjen ndaj Ukrainës

256
costa:-tifozet-angleze-duhet-te-karantinohen,-shume-prej-tyre-do-ta-humbin-ndeshjen-ndaj-ukraines

Nënsekretari italian i Ministrisë së Shëndetësisë, Andra Costa ka bërë të ditur që nuk do të ketë përjashtime për tifozët anglezë.

Anglia dhe Ukraina do të përballen në çerekfinale të “Euro 2020” në stadiumin “Olimpico” në Romë.

Stadiumi lejon përdorimin e kapacitetit deri në 25%, mirëpo shumë prej tyre nuk do të jenë anglezë.

Italia ka paraparë që udhëtarët nga Anglia të vetizolohen dhe ata nuk kanë ndërmend të bëjnë përjashtim për ndeshjen e çerekfinales.

Këtë e ka konfirmuar Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë, Andrea Costa i cili ka deklaruar se tifozët që vijnë në Romë duhet të vetizolohen për pesë ditë, kështu që ata tifozë që nisen sot ose nesër nuk do mund të hyjnë në stadium.

“Jam shumë i qartë, tifozët anglezë nuk do të mund të vijnë e ta shohin ndeshjen me 3 korrik në ‘Stadio Olimpico’”, tha ai.

“Duhet të karantinohen për pesë ditë, rregullat duhen respektuar. I njëjti rregull vlen edhe për ata që nisen sot dhe nesër, ata do ta humbin ndeshjen”, tha Costa.

“Asnjë tifoz anglez që vjen tani, nuk do të mund të shkojë në stadium për ta shikuar ndeshjen Anglia – Ukraina”, përfundoi Andrea Costa.

The post Costa: Tifozët anglezë duhet të karantinohen, shumë prej tyre do ta humbin ndeshjen ndaj Ukrainës appeared first on RahovecNET.