U godit nga vetura duke kaluar zebrat, Policia jep detaje për aksidentin

206
u-godit-nga-vetura-duke-kaluar-zebrat,-policia-jep-detaje-per-aksidentin

Një veturë ka goditur një këmbësor deri sa ky i fundit ishte duke kaluar zebrat në afërsi të QKUK-së.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:40 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

“Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, kanë thënë për lajmi.net nga Zyra për Informim e PK-së.