Tifozi zviceran Luca Loutenbach u bë i famshëm, me festimin e tij të çmendur, kur Zvicra barazoi rezultatin me Francën në minutën e 90-të, në ndeshjen e 1/8 së finales të Euro 2020.
Në mediume ishte paraqitur dallimi në sjelljen e Lucas brenda pak sekondave.
Fillimisht pamja e tij kur rezultati ishte 3:2, e më pas kur u barazua rezultati me golin e Mario Gavranoviqit, ndërsa Luca shihej në foto duke bërtitur dhe pa fanellë.
Zvicra e eliminoi kampionen e botës Francën pas penalltive në 1/8 e finales.
“Nuk e di se si më ndodhi. Besoj se më shkruan të gjithë që më njohin”, thotë 28-vjeçari për Blick. “Pati shumë reagime. Unë jam thjeshtë një tifoz normal, me rëndësi është kualifikimi i Zvicrës në çerekfinale”.
Foton e Lucas e shpërndau në Twitter edhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.
Luca tash po mendon për ndeshjen çerekfinale kundër Spanjës që do të luhet në St. Petersburg të Rusisë.
Ai e mori fatin në duart e veta.
Shkroi në Twitter duke i kërkuar FlySwiss biletë për në St. Petersburg.
“Hej FlySwiss sa retweet duhet që të më dërgoni në St. Petersburg të premten?” – ka shkruar Luca në Twitter.
Kompania ajrore më pas kontaktoi Lucan direkt.
“I dashur Luca, na kontaktoni direkt, më pas do të realizojmë ëndrrën tuaj”, ishte përgjigja e kompanisë.
The post Super tifozit zviceran i sigurohet bileta për në St. Petersburg appeared first on RahovecNET.