Operacionet e Policisë së Kosovës, Kurti i atribuon sukses të Qeverisë së tij

196
operacionet-e-policise-se-kosoves,-kurti-i-atribuon-sukses-te-qeverise-se-tij

Në mbledhjen e Qeverisë, ai ka  treguar për projektligjet që janë miratuar, ato të iniciuara, vendimet e marra e vendimet e planifikuara, shkruan Rahovec.net.

Ai, ka thënë Gjykjata Komerciale do të funksionalizohet së shpejti, pas miratimit të projektligjit për këtë gjkykatë, në Kuvend të Kosovës.

Kurti ka thënë janë hartuar  versionet e para për projektligjin për personat e zhdukur, projektligji për ndihmën juridike falas, dhe ai për veteranët.

“Është funksionalizuar grupi ndërministror për dhunën në familje, janë shtuar përpjekjet për gjetjen e personave të zhdukur me dhunë”, ka thënë ai në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ka filluar pastrimi i listave të skemave sociale për të parandaluar keqpërdorimet,

Kurti, sukses të qeverisë së udhëhequr nga ai, ka paraqitur edhe operacionet e Policisë së Kosovës.

“ Për 100 ditë kemi kryer 101 operacione, 992 arrestime, 7 milionë euro janë konfiskuar”, është shprehur ai.

Sipas tij, ka filluar depolitizimin e institucioneve, duke shkarkuar persona të grupit të interesit dhe duke emëruar njerëz të merituar.

“Kemi shkarkuar bordet ekzistuese dhe kemi emëruar borde të reja, për të parandaluar keqpërdorimet”, ka shtuar ai.

Në këto 100 ditë punë të Qeverisë, sipas Kurtit, është treguar qartë se qytetarët do të informohen me çdo centë të shpenzuar të taksave të tyre.

“Është rikthyer në doganë kontrolli i naftës, që jashtëligjshëm I është bartur trupave private”, u shpreh ai.

Kurti ka shtuar se janë pezulluar aplikimet e  reja për hidrocentrale që bien ndesh me ligjin./Rahovec.net/