Madje, Aliu ka bërë kilometra të tëra për të shkuar në Panamanë e largët, bashkë me deputetin e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, shkruan Rahovec.net.
Se Aliu është i pranishëm në këtë Forum, e ka bërë të ditur vet Bajqinovci me anë të një postimi në Facebook, i cili edhe ka postuar një fotografi.
“Forumi Parlamentar i Inteligjencës dhe Sigurisë është forumi kryesor ndërkombëtar i sigurisë në botë, që ofron ekspertizë dhe bashkëpunim midis Parlamentarëve dhe zyrtarëve qeveritarë për të rritur kuptimin e aleatëve të Shteteve të Bashkuara për kërcënimet e ndryshme globale si krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi, siguria kibernetike, investimet e huaja grabitqare, shpërlarjen e parasë, ndarjen e inteligjencës, 5G dhe tema të tjera të rëndësishme për siguri, mbrojtje dhe inteligjence”, ka shkruar Bajqinovci.
Madje Aliut siç duket s’i ka bërë fort përshtypje që sot qeveria Kurti e ka mbledhjen e qeverisë për 100-ditëshin e saj, ku ministrat po shpalosin të arriturat kryesore të dikasterëve të tyre. /Rahovec.net/