Zvicra e shqiptarëve eliminon Francën nga “Euro 2020”

327
zvicra-e-shqiptareve-eliminon-francen-nga-“euro-2020”

Zvicra ka bërë befasinë duke eliminuar Francën nga Kampionati Evropian “Euro 2020”.

Kampioni i Botës ishte në avantazh prej 3 – 1, por Zvicra ia doli ta barazoi rezultatin në 3 – 3, duke dërguar ndeshjen në vazhdime dhe më pas fituan duke u treguar më të saktë nga pika e bardhë.

Zvicra kaloi fillimisht në epërsi përmes Seferovic, që shënoi me kokë pas asistimit të Zuber (15′), rezultat me të cilin edhe u mbyll pjesa e parë.

Zvicra kishte rastin e artë të dyfishonte epërsinë, por Ricardo Rodriguez dështoi nga pika e bardhë (55′).

Me këtë humbje të penalltisë, Franca ndryshoi duke sulmuar me të gjitha forcat.

Karim Benzema barazoi rezultatin duke pranuar në mënyrë maestrale topin nga Kylian Mbappe (57′).

Pas vetëm dy minutave, Benzema shënoi prapë pas asistimit të Griezmann (59′).

Franca nuk u ndal me kaq dhe gjeti golin e tretë përmes Paul Pogbas, që realizoi eurogol nga distanca (75′).

Shpresat e Zvicrës pavarësisht këtyre golave nuk u shuan dhe ngushtuan epërsinë përmes Seferovic (81′).

Në fundin e ndeshjes, mesfushori shqiptar Granit Xhaka asistoi për mrekulli te Gavarnovic (90’), që realizoi gol të bukur, kësisoj ndeshja shkoi në vazhdime.

Edhe në vazhdime, Franca dominoi mirëpo nuk ia doli ta gjejë golin, pavarësisht disa rasteve të mira, kësisoj fituesi u përcaktua nga pika e bardhë.

Në 11-metërsh më të mirë u treguan më të mirët zvicëranët duke shënuar të gjitha penalltitë, derisa tek Franca dështoi Kylian Mbappe.

Zvicra në çerekfinale do të përballet me Spanjën.

The post Zvicra e shqiptarëve eliminon Francën nga “Euro 2020” appeared first on RahovecNET.