Persona të armatosur rrahin një gjakovar dhe ia dëmtojnë veturën

367
persona-te-armatosur-rrahin-nje-gjakovar-dhe-ia-demtojne-veturen

Një person i cili ka qenë duke e drejtuar veturën në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë është ndaluar nga 7-8 persona të panjohur të cilët kishin qenë me dy vetura, katër prej tyre të armatosur, dy me armë të gjata e dy me të shkurta.

Sipas dëshmisë, të dyshuarit viktimën e kishin nxjerr nga vetura, njëri prej të dyshuarve e kishte goditë me kondak të armës së gjatë në fytyrë, ndërsa të tjerët ia kishin dëmtuar veturën me shufra metali dhe më pas ishin larguar nga ai lokacion ku dyshohet se me armë kanë shtënë disa herë në ajër.

Deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë person në lidhje me ngjarjen e cila ka ndodhur në orët e para të së dielës. Rasti vazhdon të hetohet.