Dy shtëpi, veturë, para të gatshme, pagë e dhurata me bollëk ka deklaruara ai në Agjencinë Kundër Korrupsionit, shkruan Rahovec.net.
Haradinaj, i cili synon postin e të parit të kryeqytetit, ka dy shtëpi në vlerë totale 395 mijë euro (pasuri e përbashkët), veturë në vlerë 10 mijë euro, pagë vjetore prej Kuvendit të Kosovës në vlerë 28 mijë e 430 euro dhe dhurata në vlerë hiç më pak se 17 mijë e 500 euro.
Për dallim nga viti i kaluar, ai këtë vit ka deklaruara se ka 27 mijë euro më pak, pasi më nuk e ka një shtëpi të lëshuar me qira që merrte këtë shumë përmes saj.
Si duke Haradinaj qarkullimin ditor e bënë me kesh, para të cilat nuk u dihet prejardhja. Kjo pasi paratë e mbajtura në bankë nuk kanë lëvizur asnjë cent nga viti i kaluar. Ai, ka deklaruar të ketë 53 mijë e 677 euro para të gatshme në bankë.
E, në emër bashkëshortes, Haradinaj ka deklaruar 6 mijë e 656 euro para në bankë dhe dy paga vjetore në vlerë në 19 mijë e 696 euro, të cilat mbesin të njëjta me të vitit paraprak.
Daut Haradinaj, gjithashtu ka deklaruara se i ka borxh 30 mijë euro familjes së bashkëshortes, të cilat sipas deklarimit ua ka marrë për të blerë shtëpi.
Pasuria e Haradinajt në vitin 2021: //akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimet21/Kuvendi%20i%20Republikes%20se%20Kosoves/Daut%20Haradinaj.pdf
Pasuria në vitin 2020: https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2020/Kuvendi/Daut%20Haradinaj.pdf /Rahovec.net/