Gjuajti me armë zjarri me rastin e fejesës së djemve të tij, policia i shkon në shtëpi prizrenasit

138
gjuajti-me-arme-zjarri-me-rastin-e-fejeses-se-djemve-te-tij,-policia-i-shkon-ne-shtepi-prizrenasit

Dje policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në fshatin Krushë e Vogël dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.

“Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti F. H, i lindur në vitin 1979, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte fejuar djemtë e tij”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë automatike dhe dy karikator të zbrazët. Ndërsa, rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë”.