Xhaka para duelit kundër Francës: Kemi shansin të shkruajmë historinë

198
xhaka-para-duelit-kunder-frances:-kemi-shansin-te-shkruajme-historine

Kombëtarja e Zvicrës do të luajë nesër ndeshjen e 1/8 së finales kundër Kampionit të Botës, Francës.

Për këtë duel, futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka, ka thënë se kundërshtarët janë favorit, por shpresojnë që të shkruajnë histori duke kualifikuar tutje Zvicrën.

“Ne duam të shkojmë deri në fund të këtij kompeticioni. Në tre rastet e fundit jemi eliminuar në raundin e 1/8-ve, por kjo skuadër është gati të shkruajë historinë”.

“Sigurisht që Franca është favorite, por ne nuk fshihemi dhe nuk kemi frikë. Jemi të çliruar dhe të qetë, ndihemi mirë dhe e kuptojmë rëndësinë e kësaj ndeshje, e kemi të qartë”.

“Kemi shansin të shkruajmë historinë. Ia dalim nëse japim 100% në fushë. Duhet të luftojmë dhe të vrapojmë pafund”.

The post Xhaka para duelit kundër Francës: Kemi shansin të shkruajmë historinë appeared first on RahovecNET.