Në seksionin e pasurisë së Paluajtshme është deklaruar nga Konjufca vetëm një banesë me 100 metra katrorë në vlerë 67 mijë e 125 euro.
Ai nuk ka as parcelë toke, as shtëpi tjetër, as shtëpizë pushimi.
Për më tepër, Konjufca ka deklaruar në AKK se për banesën e lartpërmendur është në kredi për 12 vjet.