Musliu: Sot u bënë 8 vjet prej kur Vetëvendosje ushtroi dhunë ndaj ambasadores amerikane

146
musliu:-sot-u-bene-8-vjet-prej-kur-vetevendosje-ushtroi-dhune-ndaj-ambasadores-amerikane

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka filluar ditën duke kujtuar një ngjarje të ndodhur tetë vite më parë.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se sot janë bërë 8 vite prej kur Lëvizja Vetëvendosje ka ushtruar dhunë ndaj ish-ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson.

Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje dikur nuk kishte kursyer asgjë për të ardhur në pushtet, derisa sot nuk po kursejnë asgjë për të shkatërruar shtetin.