De Boer flet pas eliminimit shokues të Holandës

211
de-boer-flet-pas-eliminimit-shokues-te-holandes

Kombëtarja e Holandës është befasuar në raundin e eliminimit direkt të Kampionatit Evropian ‘Euro 2020’.

‘Tulipanët’ kanë pësuar humbje 0-2 nga Republika Çeke e cila ka arritur në çerekfinale të kësaj ngjarje të madhe evropiane.

Ishte një ndeshje shumë interesante, ku Holanda dominoi totalisht kundërshtarët në pjesën e parë të ndeshjes.

Por kartoni i kuq i marrë nga mbrojtësi Matthijs De Ligt ka ndryshuar gjithçka dhe çekët e shfrytëzuan epërsinë numërike në fushë për të marrë fitore.

“Më vjen keq që eliminohemi në këtë mënyrë, pasi ndeshja u vendos nga episodet, që sot për fat të keq nuk i patëm në favorin tonë”, tha De Boer.

Në anën tjetër Republika Çeke në çerekfinale do të përballet me Danimarkën.

 

The post De Boer flet pas eliminimit shokues të Holandës appeared first on RahovecNET.