Ajo ka ndarë eksperiencën e fansat në rrjete sociale.
Tea Trifonin e ka bërë të ndihet krenare dhe tejet mirë një fans ta quajmë apo fanse.
Përmes rubrikës ‘Pyetje dhe përgjigje’ në Instagram, ajo i ka shkruar se ka arritur të humbë disa kilogramë pasi ka parë Tean në formë të mirë.
“Tea unë kam pasur 115 kilogramë para 7 muajve dhe tani jam dobësuar në 75 kilogramë vetëm duke të të parë ty”, i ka shkruar fansja derisa Tea ia ka kthyer duke i thënë “Bravo” dhe një emotikon zemër.
Kujtojmë se në hyrjen e saj në program ajo ka qenë më ndryshe sa i përket peshës, ndërkohë duke kaluar sa më shumë kohë në ‘Përputhen’ , Tea shtoi balonin gastrik në organizmin e saj derisa edhe i ka dhënë rezultat për disa muaj.
Ndërkohë, Tea Trifoni që nga dalja nga programi ‘Përputhen’ po vazhdon të marrë vëmendje me pushimet luksoze dhe fotografitë joshëse në rrjete sociale./Lajmi
The post Tea Trifoni bëhet inspirim për një vajze dhe arsyeja është kaq e veçantë appeared first on Gazeta Press.