Reagon De Ligt pas kartonit të kuq që i kushtoi Holandës me eliminim nga Euro 2020

159
reagon-de-ligt-pas-kartonit-te-kuq-qe-i-kushtoi-holandes-me-eliminim-nga-euro-2020

Matthijs de Ligt e ka marrë përgjegjësinë për largimin e hershëm të Holandës nga Euro 2020, duke e pranuar se përjashtimi i tij nga loja në fillim të pjesës së dytë i ndihmoi Republikës së Çekisë të fitojë 2:0 të dielën në Budapest.

Tomas Hole dhe Patrick Schick shënuan nga një herë në pjesën e dytë ndaj një Holande që luajti me një lojtar më pak pothuajse tërë 45 minutat e dytë në Puskas Arena të dielën.

Mbrojtësi i Juventusit e ndali topin me dorë si lojtari i fundit në mbrojtjen holandeze, duke ia pamundësuar Schickut një mundësi ideale shënimi një kundër një me portierin.

Gjyqtari Sergey Karasev e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë De Ligtin fillimisht, para se të këshillohej nga dhoma e VAR-it për ta rishikuar incidentin.

Sergey e ndryshoi mendjen pasi e rishikoi incidentin dhe e përjashtoi nga loja De Ligtin.

Duke folur pas ndeshjes, De Ligt e pranoi për NOS TV: “Natyrisht se më dhemb. Përfundimisht, ne e humbëm ndeshjen për shkak të asaj që e bëra unë”.

“Tani e kuptoj se nuk është dashur ta lija topit të kërcente. Ndieja se e kishin ndeshjen nën kontroll dhe i kishin disa mundësi, veçanërisht në pjesën e parë”.

Ai shtoi: “Nuk mendoja se cekët po krijonin shumë raste shënimi, por natyrisht se kartoni i kuq e bëri dallimin.”

Për herë të parë në një ngjarje të madhe, Euro apo Botëror, Holanda nuk arriti ta bëjë asnjë gjuajtje brenda kornizës së portës kundërshtare të dielën në disfatën kundër Çekisë.

Holanda i ka zhvilluar 89 ndeshje në Kampionate Evropiane dhe Botërore në historinë e ekipit të vet kombëtar, por sot dështoi për herë të parë ta godas cakun e portës.

Holandezët i patën shtatë goditje në përgjithësi në këtë ndeshje, por të gjitha këto tentime ishin jashtë kornizës së portës.

Ky ishte një dështim tjetër i Holandës në Euro, pasi më 2016 nuk u kualifikua fare dhe më 2012 nuk mundi ta kalojë fazën grupore.

The post Reagon De Ligt pas kartonit të kuq që i kushtoi Holandës me eliminim nga Euro 2020 appeared first on RahovecNET.