Lushtaku: Strukturat e PDK-së në Skenderaj më kanë ofruar mbështetje absolute në kandidaturën për kryetar

168
lushtaku:-strukturat-e-pdk-se-ne-skenderaj-me-kane-ofruar-mbeshtetje-absolute-ne-kandidaturen-per-kryetar

Lushtaku thotë se uniteti brenda strukturave është shumë i madh dhe do të ketë si qëllim ngritjen e fuqishme të PDK-së në nivel vendi.Ai tutje tha se ka marrë mbështetje absolute në kandidaturën e tij për kryetar të Skenderajt.

“Strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj ofruan mbështetje të plotë për kandidaturën time për kryetar të komunës së Skenderajt, e cila do të zyrtarizohet së shpejti. Bashkërisht do të hartojmë edhe listën për asamble komunale e cila do të jetë e mbushur me kuadro profesioniste nga të gjitha fushat. SL” shkruan Lushtaku në facebook .

Njoftimi i plotë:

Sot takova strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj. Bashkëbiseduam për zhvillimet politike në nivel qendror dhe lokal. Uniteti brenda strukturave tona është shumë i madh i cili do të ketë si rezultat ngritjen e fuqishme të PDK-së në nivel vendi.

Strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj ofruan mbështetje të plotë për kandidaturën time për kryetar të komunës së Skenderajt, e cila do të zyrtarizohet së shpejti.Bashkërisht do të hartojmë edhe listën për asamble komunale e cila do të jetë e mbushur me kuadro profesioniste nga të gjitha fushat. SL