Xhaka është gati për Francën

199
xhaka-eshte-gati-per-francen

Granit Xhaka po përgatitet për Francën. Ai ka qenë titullar dhe kapiten i Zvicrës në tri ndeshje me radhë në “Euro 2020”

Zvicra arriti të kalojë grupet dhe të kualifikohet në fazën tjetër të Euro 2020, atje ku do të ketë punë me Francën favorite.

Xhaka me shokë po përgatiten në maksimum për “finalen” e tyre në këtë Kampionat Evropian.

“Nuk ndalemi së punuari. Duke u përgatitur për sfidën Francë-Zvicër”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Në anën tjetër, për Zvicrën kundër Francës do të startojë Xherdan Shaqiri që vjen në një formë fantastike, pas dy golave kundër Turqisë në sfidën e fundit në fazën e grupeve.

The post Xhaka është gati për Francën appeared first on RahovecNET.