Lekaj: Kurti duhej të ishte informuar i pari me raportin amerikan për Ujmanin

183
lekaj:-kurti-duhej-te-ishte-informuar-i-pari-me-raportin-amerikan-per-ujmanin

Megjithatë, kryeministri i vendit pohoi se qëndrojnë prapa çdo deklarate për liqenin e Ujmanit dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të ketë një kapitull të ri.
E partitë opozitare po e shohin këtë veprim të Kurtit si injorim ndaj gjërave që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë për Telegrafin se për Kurtin dialogu është prioriteti i tij numër një.

“Mendoj se fokusi i zotit Kurti është dialogu prioriteti i tij numër një, ndonëse ndryshe na kishte thënë në fushatë. Kryeministri duhet të jetë informuar në çdo kohë. Ai do të duhej të ishte informuar i pari ndoshta edhe para se ta kishte në tavolinë raportin e ShBA-ve për Ujmanin, por siç vërehet te zoti Kurti, ai ka një prirje t’i injorojë gjërat që vijnë nga Amerika”, deklaroi ai.