Gecaj i LDK-së ironizon me Kurtin: VV do të duhej t’i sillte kamerat brenda takimit Kurti-Macron

139
gecaj-i-ldk-se-ironizon-me-kurtin:-vv-do-te-duhej-t’i-sillte-kamerat-brenda-takimit-kurti-macron

Kurti në këtë intervistë tha se Macron e ka pyetur se çka është e gatshme Kosova të jap në këmbim të njohjes nga Serbia, shkruan Rahovec.net.

E Gecaj, në një postim në Facebook, ka thënë në formë ironike se VV do të duhej t’i sillte kamerat brenda takimeve, pasi që sipas tij ata i nxjerrin çdoherë jashtë detajet, mirëpo vetëm ato që u konvenojnë.

Postimi i plotë:

“Kurti: Macron më pyeti se çfarë mund të japë Kosova për njohjen nga Serbia”!

Si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, LVV do të duhej t’i sillte kamerat brenda takimeve, pasi që edhe ashtu çdoherë nxjerrin detajet jashtë, dhe atë vetëm ato që ju konvenojnë. Me kamerat brenda, do t’i dinim edhe ato të cilat nuk na i thonë!. /Rahovec.net/