U demantua nga BE, por Kurti vazhdon insistimin: Me Serbinë do kemi kapitull të ri të dialogut

152
u-demantua-nga-be,-por-kurti-vazhdon-insistimin:-me-serbine-do-kemi-kapitull-te-ri-te-dialogut

Kai Sauer e uroi kryeministrin për fitoren dhe shprehu mbështetjen për reformat e nisura, si edhe gatishmërinë e Finlandës për të ndihmuar Qeverinë dhe popullin e Kosovës.

Kryeministri Kurti e falënderoi diplomatin Sauer për vizitën dhe tha se Republika e Kosovës dëshiron marrëdhënie të forta bilaterale me Finlandën.

Për këtë dekadën e tretë të shekullit, duhet të shpaloset një vizion, i cili shtyn përpara reformat e rëndësishme për anëtarësimin e plotë të rajonit në Bashkimin Evropian, tha kryeministri Kurti.

Në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ai tha se tash do të kemi një kapitull të ri të dialogut të mirë-përgatitur dhe me parime, i cili do të trajtojë marrëdhëniet mes dy shteteve dhe do të sjellë njohjen reciproke. /Rahovec.net/