Policia e Kosovës arreston një të dyshuar për grabitje në një pompë karburanti në Kamenicë

126
policia-e-kosoves-arreston-nje-te-dyshuar-per-grabitje-ne-nje-pompe-karburanti-ne-kamenice

Me 22 Qershor 2021 rreth orës 05:40 , një punëtor i një pompe të derivateve në Kamenicë lajmëroi Policinë e Kosovës (PK) se është grabitur nga dy persona të maskuar,  njëri nga ta i armatosur me pushkë automatike.

Sipas ankuesit, atij  nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para nga arka, ku ai punon.

Policia e Kosovës (PK), njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan, në vazhdën e veprimeve hetimore përmes rrugëve operative kanë siguruar informcione të besueshme në bazë të të cilave është arrestuar i dyshuari L. L. (2000).

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.Reklamë

Janë gjetur prova të qëndrueshme ,se ai së bashku me D. K. (1996) kanë kryer veprën penale “Grabitje”.

Si provë material janë gjetur dhe sekuestruar arma automatike AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rastin e “Grabitjes”, dy duksa dhe një palë pantollona farmerka.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari L. L. është ndalur për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër D. K. gjendet në arrati dhe është në kërkim të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.