Momenti kur Pepe ‘përplaset’ me Patricion që injoroi këshillat e Ronaldos në penalltinë e Benzemas

138
momenti-kur-pepe-‘perplaset’-me-patricion-qe-injoroi-keshillat-e-ronaldos-ne-penalltine-e-benzemas

Mbrojtësi i Portugalisë, Pepe është ndarë i zemëruar me portierin Rui Patricio, që refuzoi të dëgjonte kur ai dhe CR7 i treguan se ku do të gjuajë sulmuesi Karim Benzema.

Francezi ka qenë bashkëlojtarë me Pepen dhe CR7 te Real Madrid, derisa realizoi nga pika e bardhë duke gjuajtur në anën e majtë të portës, transmeton lajmi.net.

Por, para penalltisë, Pepe që ishte mbrapa shpinës së Benzemas i tregoi vendin se ku do gjuajë Benzema.

Ronaldo gjithashtu është parë duke biseduar me portierin, para se Benzema të godiste nga 11-metërshi.

Sidoqoftë, portieri 33-vjeçar refuzoi të dëgjonte këshillat dhe kërceu në anën tjetër të portës.

Pasi Benzema shënoi, Pepe është parë duke i bërtitur ‘gardianit’.

Ndërkohë, ndeshja përfundoi me rezultat 2 – 2.

Portugalia tani do përballet me Belgjikën, derisa Franca do takohet me Zvicrën.

The post Momenti kur Pepe ‘përplaset’ me Patricion që injoroi këshillat e Ronaldos në penalltinë e Benzemas appeared first on RahovecNET.