Ky është aktivisti i VV-së që mund të emërohet si ambasador i Kosovës në Londër

198
ky-eshte-aktivisti-i-vv-se-qe-mund-te-emerohet-si-ambasador-i-kosoves-ne-londer

Uashingtoni, Brukseli e Londra mbesin disa prej qendrave të preferuara të qeverisë së re për ti dërguar sa më parë njerëzit e tyre.

Koordinatori i Qendrës së Mërgatës së Lëvizjes Vetëvendosje në Britani të Madhe, Agim Morina flitet si një nga njerëzit që pritet të emërohet ambasador i Republikës së Kosovës në Londër.

Burimet thontë se në mesin e 2-3 propozimeve për Londër, profesori Agim Morina i ka më së shumti mundësitë.

Agim Morina është gjuhëtar, artist, poet, dhe profesor nga Prizreni, i mërguar në Londër prej viteve të 90-ta. Për më shumë se dhjetë vite ka punuar si mësues i gjuhës shqipe për të huaj në kompani të ndryshme dhe si mësues i jashtëm në Shkollën Diplomatike për Gjuhë të Huaja në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe. /Rahovec.net/