Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një person në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili është arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan në muajin tetor të vitit të kaluar.
Sipas njoftimit, i dyshuari ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan më 28 tetor të vitit 2020, ndërsa deri tek arrestimi i tij ka ardhur pasi që policia ka marrë informacion se i arratisuri ndodhet në Spitalin Rajonal në Pejë, shkruan lajmi.net.
I arrestuari me incialet A.K., i lindur në vitin 2003 ka qenë në vuajtje të masës educative në Qendrën Korrektuese në Lipjan për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës – Stacioni Policor nё Pejë, me datё 23.06.2021, përmes rrugëve operative ka siguruar informacion se personi i cili me datë 28.10.2020, është arratisur nga Qendra Korrektuese Lipjan, ndodhet në Spitalin Rajonal në Pejë.
Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë, menjëherë kanë shkuar në lokacionin e lartcekur dhe kanë arrestuar të dyshuarin:
· A.K. lindur me 2003
Personi i dyshuar i cili kishte qenë ne vuajtje të masës edukative ne Qendrën korrektuese ne Lipjan për veprën penale “ Lëndim i rëndë trupor”, i njëjti iu është dorëzuar zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, për veprime te mëtutjeshme.