Edhe tri skuadra tjera sonte kanë siguruar kualifikimin në mesin e 16 më të mirave në Kampionatin Evropian; Anglia, Çekia dhe Kroacia.
Anglia e ka mundur Çekinë 1-0, në fund triumfuan të dy Kombëtarët pasi u kualifikuan në fazën tjetër të Kampionatit Evropian.
Golin për Tre Luanët, që u kualifikuan si lider të Grupit D, e shënoi Raheem Sterling në pjesën e parë.
Për shkak të fitores së thellë të Kroacisë, 3-1 ndaj Skocisë, ani pse me pikë të barabarta, Cekia zbriti në pozitën e tretë, derisa Kroacia u kualifikua si e dyta.
Vlasic, Luka Modric dhe Ivan Perisic realizuan për Kroacinë.
The post Natë e çmendur në “Euro 2020”, kualifikohen Anglia, Kroacia dhe Çekia appeared first on RahovecNET.