Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Kroacisë dhe Skocisë.
Skocezët ishin të motivuar për këtë takim, por eksperienca e kroatëve doli në pah në pjesën e parë.
Kroatët arritën të dalin në epërsi përmes futbollistit Nicola Vlasic i cili shënoi gol në min 17′ pas një asistimi nga Ivan Perisic.
Ndërkohë skocezët me patën rastet e tyre, por që nuk arritën të ishin të saktë në fazën e sulmit.
Mirëpo, ata arritën të barazojnë rezultatin në min 42′ përmes Callum McGregor.
Rezultati i pjesës së parë, Kroacia 1-1 Skocia.
The post Mbyllet pjesa e parë baras ndërmjet Kroacisë dhe Skocisë appeared first on RahovecNET.