Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, afër tij edhe një armë

150
gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-ne-gjakove,-afer-tij-edhe-nje-arme

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Gjakovë. Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si ‘Vdekje e dyshimtë’, derisa mbetet të kryhet edhe obduksioni i trupit të pajetë.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Graishta theksoi gjithashtu se afër trupit të viktimës është gjetur edhe një armë.

“Po sot rreth orës 13:00 një person i moshës 60 vjeçare është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ekipet mjekësore që kanë konstatuar vdekjen. Rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”, derisa të përfundojë autopsia nga Mjekësia Ligjore. Afër viktimës është gjetur një armë. I ndjeri është gjetur nga djali i tij”.