Demhasaj: Cakaj të bëhet kryetar i PDK-së, ai mund t’i dalë përballë Albin Kurtit

138
demhasaj:-cakaj-te-behet-kryetar-i-pdk-se,-ai-mund-t’i-dale-perballe-albin-kurtit

Sipas tij, Cakaj është i gatshëm edhe për t’i dalë ballë Albin Kurtit të Vertëvendosjes.

‘’PDK duhet me pasë parasysh se kënd e ka kundërshtar politik. Duhet me u mundu që liderin me ia përshtat. Jam për Gent Cakaj”, tha ai.

“Ka bagazh të mirë dhe individ që edhe në debate publike mundet me i dalë përballë Albin Kurtit, për çfarëdo teme që diskuohet. Gent Cakaj mundet me ngjall një entuziazëm më të madh dhe mundet me pasë një tendencë të rritjes së votave të PDK-së. Gent Cakaj, fitues i duhur’’, tha ai.

Sidoqoftë, Cakaj më herët me anë të një statusi në Facebook mohoi se do të bëhet pjesë e ndonjë partie politike, duke mohuar kështu zërat për kandidaturën e tij.