Arrestohen tre persona të dyshimtë në rajonin e Prishtinës, konfiskohen edhe armë

226
arrestohen-tre-persona-te-dyshimte-ne-rajonin-e-prishtines,-konfiskohen-edhe-arme

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshimtë, në dy raste të ndryshme në Prishtinë.Arrestimi i parë është realizuar mbrëmë, lidhur me një rast që ka ndodhur në po të njëjtën ditë në fshatin Hajvali, i cili fillimisht është cilësuar si tentim-rrëmbimi.

“Që nga dita e raportimit hetuesit policor të rajonit të Prishtinës, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe dje kanë arritur të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar:
-S.R. mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, për veprën ‘Marrje apo mbajtje e kundërligjshme e fëmijës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u tha se rasti i dytë për të cilin sot janë arrestuar dy persona të dyshuar:

-E.A. mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe
-A. R mashkull 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,ka ndodhur me datën, 05.02.2021 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë.

Pjesë e operacionit ka qenë edhe kontrolli në dy lokacione, ku policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy thika, një antiplum.

“Personat e arrestuar dyshohen për veprat, privim i kundërligjshëm i lirisë, vetëgjyqësi si dhe armëmbajtje pa leje. Pas intervistimit personat e dyshuar janë proceduar më tej konform autorizimit te prokurorit të shtetit”.