Shënon Vermaelen, Finlanda zbeh gjasat për kualifikim

132
shenon-vermaelen,-finlanda-zbeh-gjasat-per-kualifikim

75′ Thomas Vermaelen ka shënuar për Belgjikën dhe në këtë mënyrë Finlanda zbret nga pozita e dytë që i dërgon direkt në fazën tutje të EURO 2020 në pozitën e tretë. Kanë mbetur edhe 15 minuta lojë për tu zhvilluar në Gazprom Arena.

66′ Romeo Lukaku ka shënuar për Belgjikën por që goli iu anulua nga teknologjia VAR për pozitë jashtë loje. Me këtë rezultat, Finlanda kualifikohet direkt në fazën tjetër.

60′ Kanë kaluar një orë lojë në Gazprom Arena në ndeshjen mes Finlandës dhe Belgjikës ku ende asnjëra kombëtare nuk ka arritur që ta prek rrjetën e portës. Megjithatë, Belgjika po vazhdon të jetë më insistuese që ta arrijnë golin por që mbrojtja finlandeze po vazhdon të mbahet mjaft mirë deri në këto minuta.

46′ Ka nisur pjesa e dytë në mes Finlandës dhe Belgjikës, kombëtare këto që luajnë në grupin B në kuadër të EURO 2020.

45:00 Ka përfunduar pa gola pjesa e parë në Shën Petërsburg në mes Finlandës e Belgjikës. Belgët ishin ata që krijuan disa raste në fund të pjesës së parë por që nuk arritën që t’i konkretizojnë ato në gol. Në anën tjetër, finlandezët u mbrojtën mjaftë mirë duke mos iu dhënë shumë hapësira Belgjikës por as duke krijuar raste të mira shënimi.

35′ Kanë mbetur edhe 10 minuta nga fundi i pjesës së parë në ndeshjen Finlandë – Belgjikë ku rezultati vazhdon të jetë akoma i pandryshuar. Belgjika po vazhdon ta ketë posedimin e topin ndërsa finlandezët po mbrohen mjaftë mirë duke mos i lënë shumë hapësira belgëve që të shënojnë.

20′ Kanë kaluar 20 minuta lojë në ndeshjen Finlandë – Belgjikë ku po zhvillohet një lojë e qetë dhe pa raste të mira shënimi nga të dyja kombëtaret.

10′ Kanë kaluar 10 minuta lojë në Gazprom Arena në Shën Petërsburg të Rusisë ku të dy kombëtaret nuk patën asnjë rast të mirë shënimi.

1′ Ka nisur ndeshja e fundit e grupit B në mes Finlandës dhe Belgjikës, ndeshje kjo me vlerë për Finlandën pasi që i nevojitet fitorja për të kaluar tutje në EURO 2020. Belgjika tanimë edhe zyrtarisht është kualifikuar ndërsa Finlandës i nevojitet fitorja dhe ta pres rezultatin e ndeshjes tjetër në mes Rusisë dhe Danimarkës.

The post Shënon Vermaelen, Finlanda zbeh gjasat për kualifikim appeared first on RahovecNET.