Merkel kundër vendimit të UEFA-së për zhvillimin e finales në “Wembley” me 60 mijë tifozë

244
merkel-kunder-vendimit-te-uefa-se-per-zhvillimin-e-finales-ne-“wembley”-me-60-mije-tifoze

UEFA ka konfirmuar se në “Wembley Stadium” do të jenë të pranishëm rreth 60 mijë tifozë.

UEFA pak më parë kishte konfirmuar se gjysmëfinalet dhe finalja e “Euro 2020” që do të mbahen në “Wembley Stadium” do të lejohen të jenë të pranishëm rreth 60 mijë tifozë.

Kjo gjë si duket nuk i ka pëlqyer Kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila u shreh kundër këtij vendimi.

Merkel ishte duke mbajtur konferencë të përbashkët me Kryeministrin italian, Mario Draghi, ku u ndal të flasë për vendimin e UEFA-së.

“Finalja nuk duhet të mbahet në Londër, pasi Britania e Madhe është një zonë me rrezik nga COVID-19”, tha ajo.

“Për këtë gjë, UEFA duhet të jetë e përgjegjshme dhe e vetëdijshme”, përfundoi Angela Merkel.

The post Merkel kundër vendimit të UEFA-së për zhvillimin e finales në “Wembley” me 60 mijë tifozë appeared first on RahovecNET.