Deçanasi i sulmon prindërit, iu shkakton lëndime trupore

172
decanasi-i-sulmon-prinderit,-iu-shkakton-lendime-trupore

Policia në Deçan ka arrestuar një person i cili ka sulmuar fizikisht prindërit e tij dhe iu ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Deçan, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi, ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Deçan, 21.06.2021-22:30.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar tretman  mjekësorë dhe janë liruar për në shtëpi. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, ka bërë të ditur policia