Danimarka ka bërë mrekullinë në xhiron e fundit. Danezët shënuan fitoren e madhe ndaj Rusisë me rezultat 1:4 dhe u kualifikuan tutje me vetëm tri pikë të mbledhura.
Damsgaard shënoi golin e parë në minutën e 38-të, rezultat me të cilin u krye pjesa e parë..
Poulsen e dyfishoi epërsinë në të 59-tën, para se Dzyuba të ngushtonte epërsinë nga penalltia 11 minuta më vonë.
Christensen dhe Maehle shënuan nga një gol të bukur për rezultatin final 1:4.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Belgjika triumfoi pastër 2:0 ndaj Finlandes dhe e konfirmoi veten si lider i grupit.
Me këtë fitore, Danimarka kualifikohet nga vendi i dytë në 1/8 e finales.
Danezët grumbulluan tri pikë, aq sa kishin edhe Finlanda dhe Rusia, por Danimarka kishte goldallim më të mirë.
Në vendin e tretë mbetet Finlanda dhe do të shpresojë të kualifikohet, por do ta ketë shumë vështirë.
The post Danimarka bën mrekullinë, kualifikohet tutje me vetëm tri pikë të grumbulluara appeared first on RahovecNET.