Hoxhaj në Pressing të T7 ka thënë se bisedat me Veselin janë kryesisht të karakterit human dhe se nuk diskutojnë për vendime brenda partisë, përfshirë këtu edhe zgjedhjen e kryetarit të ri.
“Me Veselin kam biseduar para dy-tre javësh. Bisedat me zotrin Veseli janë të karakterit human, si ke kaluar, si e ke pasë ditën. Nuk ka ndonjë komunikim për atë se çfarë vendime të marrim në PDK perfshirë edhe zgjedhjen e kryetarit të ri. Me zotrin Veseli Kemi folur edhe pas rezultatit zgjedhor, edhe gjatë zgjedhjeve. Por asnjëherë me Thaçin dhe Veselin nuk kemi komuniku në rrafshin e asaj që të marrim këshilla politike”, ka thënë Hoxhaj.
Tutje ai tha se përveç tij, as të tjerët nuk kanë bërë biseda të tillë me ish kreun e partisë së tyre.
“Nuk ka njerëz të tjerë brenda kryesisë së PDK-së të cilët me zotrin Veseli apo zotrin Thaçi koordinohen për vendimmarrje politik, mjerisht jo. Ata janë në gjykatë, dihet edhe karakteri i një telefonate të tillë. Brenda PDK-së asnjë njeri serioz nuk e konfirmon një gjë të tillë”, tha Hoxhaj.