Zvicra fiton ndaj Turqisë, Shaqiri lojtari i ndeshjes

143
zvicra-fiton-ndaj-turqise,-shaqiri-lojtari-i-ndeshjes

90:00 Zvicra ka arritur që ta mposht Turqinë me rezultat 3-1 fal golit të Seferoviq dhe dy golave të Shaqirit ndërsa për Turqinë shënoi Kahveci.

Me dy golat e shënuara sot, Shaqiri është shpallur edhe lojtari i ndeshjes.

Me këtë fitore, Zvicra ka rritur gjasat që të kualifikohet tutje pasi që ka katër pikë në grupin A dhe gjendet në pozitën e tretë, kurse Turqia me këtë humbje përshëndetet me EURO 2020.

Në anën tjetër, kualifikimin direkt për në fazën tjetër e ka arritur Italia që ka pikë të plota nga tri ndeshje, ndërsa Uellsi ka katër pikë, por falë goladallimit arrin që ta kalojë grupin A.

Kujtojmë se katër vendet e treta më të mira kualifikohen tutje, ndërsa në këtë tabelë Zvicra është e para me katër pikë dhe me tri ndeshje të zhvilluara por që duhet t’i pres edhe ndeshjet e tjera të kombëtareve që janë në këtë grup si Portugalia që ka tri pikë, Austria tri pikë, Finlanda tri pikë, Spanja dy pikë dhe Kroacia një pikë.

78′ Granit Xhaka pati një shansë të mirë shënimi nga gjuajtja e lirë por, shtylla ia mohon golin.

68′ Xherdan Shaqiri ka arritur që ta thellojë përsëri epërsinë ndaj Turqisë duke shënuar golin e tij të dytë në këtë ndeshje. Mjaftoi një pasim nga Zuber që Shaqiri ta konkretizojë atë në një supergol duke i dhënë shpresë Zvicrës që ta kaloj këtë fazë të EURO 2020.

60′ Turqia ka ngushtuar epërsinë me një supergol nga Irfan Kahveci në minutën e 61-të të takimit. Deri më tani, Zvicra ishte ajo që sulmonte në pjesën e dytë, por mjaftoi një goditje nga jashtë zonës së 16 metërshit që Turqia ta ngushtojë epërsinë dhe ta rihapë lojën.

46′ Ka nisur pjesa e dytë në Baku Olympic Stadium në mes Zvicrës dhe Turqisë. Në pjesën e parë Zvicra ishte dominuese edhe në lojë por edhe në rezultat duke shënuar dy herë, me anë të Seferoviq dhe me Shaqirin i cili shënoi një supergol nga distanca.

45:00 Ka përfunduar pjesa e parë në mes Zvicrës dhe Turqisë ku zviceranët po udhëheqin me rezultat 2-0 ndaj turqve falë golave të Seferoviq dhe Shaqirit.

26′ Xherdan Shaqiri ka shënuar supergol nga distanca duke e dyfishuar epërsinë kundër Turqisë. Në rast fitoreje, Zvicra rrit gjasat që të kualifikohet tutje në EURO 2020.

6′ Zvicra ka kaluar në avantazh qysh në fillim të pjesës së parë, përkatësisht në minutën e gjashtë të takimit me një goditje të fuqishme të Seferoviq

1′ Ka nisur ndeshja e tretë dhe e fundit në mes Zvicrës dhe Turqisë në kuadër të grupit A.

Të dyja kombëtaret luftojnë për pikë të plota sepse vetëm në atë mënyrë mund t’i mbajnë gjallë shpresat për kualifikim tutje, pasi që Zvicra është në pozitën e tretë me një pikë dhe Turqia në vendin e katërt në tabelë më asnjë pikë.

Formacionet zyrtare:

Zvicra: Sommer, Rodriguez, Akanji, Elvedi, Zuber, Xhaka, Freuler, Widmer, Shaqiri, Embolo dhe Seferoviq.

Turqia: Cakir, Celik, Demiral, Soyuncu, Muldur, Ayhan, Calhanoglu, Kahveci, Tufan, Under dhe Yilmaz

The post Zvicra fiton ndaj Turqisë, Shaqiri lojtari i ndeshjes appeared first on RahovecNET.