Italia kaloi në rrethin e 16 skuadrave më të mira në Euro 2020 me paraqitje mahnitëse dhe si fituese e Grupit A dhe do të përballet me vendin e dytë të Grupit C më 26 qershor në Wembley.
Azurët i fituan të gjitha tri ndeshjet në grup, duke i shënuar shtatë gola dhe duke mos e pranuar asnjë gol.
Kjo nënkupton se ata do të zhvillojnë ndeshjen e rrethit të 16 më të mirëve të shtunën në Wembley.
Kundërshtari i tyre me gjasë do të jetë njëra mes Austrisë dhe Ukrainës, meqë Holanda është lidere e Grupit C.
Ndërsa Uellsi, që përfundoi i dyti në Grupin A, do të përballet me vendin e dytë të Grupit B, që pritet të jetë Rusia apo Finlanda, meqë Belgjika është lidere.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në të njëjtën ditë në Amsterdam.
The post Ky do të jetë kundërshtari i Italisë në rrethin e 16 më të mirëve në Euro 2020 appeared first on RahovecNET.