Gjashtë persona janë lënduar në një aksident në Klinë dhe janë shkaktuar dëme materiale.Policia është në vendngjarje, ndërsa si pasojë e aksidentit janë krijuar edhe kolona të gjata.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Pejës ka konfirmuar për lajmi.net aksidentin në fjalë.
“Rreth orës 17:00 ka ndodhur një aksident në rrugën Klinë-Istog, mes dy veturave ku për pasojë janë lënduar 6 persona. Të njejtit janë dërguar për tretman mjekësorë”, ka deklaruar Rugova