“Të vërtetën e themi në fushë” – Xhaka reagon pas kritikave ndaj tij dhe Shaqirit

179
“te-verteten-e-themi-ne-fushe”-–-xhaka-reagon-pas-kritikave-ndaj-tij-dhe-shaqirit

Granit Xhaka iu ka reaguar kritikëve zviceranë pas fitores shpresëdhënëse të Zvicrës 3:1 kundër Turqisë në ndeshjen e fundit grupore në Euro 2020, duke thënë se “të vërtetën e themi në fushë”.

Xhaka, i cili është duke e udhëhequr Zvicrën si kapiten në këtë turne, ishte në qendër të kritikave bashkë me Xherdan Shaqirin dhe bashkëlojtarët e tjetër nga mediat zvicerane pas barazimit me Uellsin në ndeshjen hapëse dhe humbjes ndaj Italisë në ndeshjen e dytë.

Mesfushori i Arsenalit u kritika në veçanti për lyerjen e flokëve menjëherë pas barazimit zhgënjyes 1:1 me Uellsin.

Ai iu përgjigj kritikave me një paraqitje të mrekullueshme në fitoren ndaj Turqisë, e cila ia mban gjallë shpresat Zvicrës për t’u kualifikuar në mesin e 16 më të mirëve si njëra nga katër skuadrat e renditura më së miri në vendin e tretë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhaka shkroi: “E vërteta është në fushë!”.

Shaqiri me dy supergola dhe Haris Seferovic me një, i ndihmuan kombëtares helvetike ta arrijë fitoren e parë në turneun e kësaj vere të dielën në Baku.

Zvicra e mbyll grupin në vendin e tretë me katër pikë dhe goldallim -1, dhe do të shpresojë se katër pikë do t’i mjaftojnë ta sigurojë kualifikimin si njëra prej katër skuadrave të renditura më së miri në pozitën e tretë.

Nga Grupi A, Italia kualifikohet si lidere me nëntë pikë nga tri ndeshje dhe Uellsi nga vendi i dytë. Uellsianët u kualifikuan tutje para zviceranëve falë goldallimit më të mirë.

Turqi largohet nga Euro 2020 qysh në fazën e grupeve pas tri humbjeve në tri ndeshje.

The post “Të vërtetën e themi në fushë” – Xhaka reagon pas kritikave ndaj tij dhe Shaqirit appeared first on RahovecNET.