Arrestohet një grua në Fushë Kosovë, vodhi portofolin me para

196
arrestohet-nje-grua-ne-fushe-kosove,-vodhi-portofolin-me-para

Një grua është prangosur dje në Fushë Kosovë për vjedhjen e një portofoli me para dhe disa dokumente.

Pas intervistimit, e njëjta me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fushë Kosovë 19.06.2021-17:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në banesën e viktimës femër kosovare i ka vjedhur portofolin me para dhe disa dokumente tjera.  E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.