“Euro 2020” vazhdon me super ndeshje edhe të shtunën.
Me një fjalë, është dita e të mëdhenjve pasi do të zbresin në fushë skuadra si Spanja, Gjermania, Portugalia e Franca.
Ashtu si deri më tani, janë planifikuar tri ndeshje për ditën e sotme.
Nga ora 15:00, Spanja do të kërkojë fitoren e parë në “Euro 2020” pas barazimit me Suedinë në ndeshjen e parë.
Spanja luan me Sllovakinë që ka grumbulluar tri pikë, derisa Suedia është lideri Grupit E me 4 pikë.
Pas kësaj sfide, në orën 18:00 dhe 21:00 zhvillohen sfidat e Grupit F.
Vëmendja do të jetë te ndeshja mes Portugalisë dhe Gjermanisë, e cila do të zhvillohet nga ora 18:00.
Portugalia mori fitoren në takimin e parë, derisa Gjermania humbi nga Franca – andaj kjo sfidë është spektakël i vërtetë.
Derisa në orën 21:00, për të mbyllur rundin e dytë në grupe, luan Franca me Hungarinë, Gjelat janë favorit dhe mund të sigurojnë kualifikimin në mesin e 16 më të mirave në “Euro 2020”.
The post Dita e të mëdhenjve, vëmendja te super ndeshja Portugali vs Gjermani appeared first on RahovecNET.