Dy persona janë lënduar gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet, ka thënë për lajmi.net se në këtë aksident janë përfshirë dy automjete.
“Sot rreth orës 17:30,në rrugën Prishtinë – Podujevë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.