Abdixhiku e quan “të shkretë” zëdhënësin e qeverisë: Aq di ai, çdo marrëveshje me SHBA-të është e obligueshme

179
abdixhiku-e-quan-“te-shkrete”-zedhenesin-e-qeverise:-aq-di-ai,-cdo-marreveshje-me-shba-te-eshte-e-obligueshme

Abdixhiku para mediave ka thënë se çdo marrëveshje ndërkombëtare është e obligueshme, e sidomos ajo me SHBA-të, shkruan Rahovec.net.

Madje ka ironizuar me Kryeziun duke thënë “aq di i shkreti”.

“Aq di i shkreti, aq di dhe zëdhënësi. Po themi çdo marrëveshje ndërkombëtare është e obligueshme dhe me SHBA-në gjithsesi, çdo marrëveshje është në interes të Kosovës”, ka deklaruar i pari i LDK-së.

Këto komente Abdixhiku i bëri me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Nekibe Kelmendit, me ç’rast së bashku me anëtarë tjerë të kryesisë dhe familjarë bën homazhe pranë varrit të saj në Dragodan.

Ndaj deklaratës së Kryeziut ka reaguar ashpër sot edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka thënë se nëse Kurti nuk e përgënjeshtron Kryeziun, do ta marrë përgjegjësinë e rrezikimit të raporteve me SHBA-të. /Rahovec.net/

Haradinaj, Kurtit: Nëse s’e përgënjeshtron zëdhënësin tënd, je përgjegjës për rrezikimin e raporteve me SHBA-të