Suedia ka arritur të shënojë fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Sllovakisë në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa të dy ekipet synonin golin e epërsisë
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 77-të, kur Emil Forsberg shënoi nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Suedia e siguron vendin e tretë në grup dhe me një këmbë është në 1/8 e finales së Euro 2020.
Momentalisht, Suedia prin në grupin E me 4 pikë, Sllovakia e dyta me tri.
Spanja ka një pikë por një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Polonisë e cila është e fundit në grup pa pikë.
The post Suedia fiton minimalisht ndaj Sllovakisë appeared first on RahovecNET.