Më 15 shtator fillon gjykimi i Salih Mustafës në Hagë

194
me-15-shtator-fillon-gjykimi-i-salih-mustafes-ne-hage

“Më 18 qershor 2021, trupi gjykues I vendosi që procesi gjyqësor në çështjen Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës, KSC-BC-2020-05, të fillojë të mërkurën, më 15 shtator 2021. Prokurori i Specializuar do të ketë në dispozicion tre orë për deklaratën e tij hyrëse kurse përfaqësuesja e viktimave një orë e gjysmë”.

“Trupi gjykues i vendosi që dy dëshmitarët e parë të thirrur nga Prokurori i Specializuar do të dëgjohen midis të hënës, 20 shtator 2021 dhe të martës, 28 shtator 2021. Kjo është çështja e parë para Dhomave të Specializuara të Kosovës për të cilën do të fillojë procesi gjyqësor”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.