Kapen në flagrancë duke shkëmbyer mijëra euro false me origjinale

177
kapen-ne-flagrance-duke-shkembyer-mijera-euro-false-me-origjinale

 

Dje në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, janë arrestuar në flagrancë dy kosovarë pasi që të dyshuarit paraprakisht kishin arritur marrëveshje që të takoheshin me qëllim të shkëmbimit të kartëmonedhave të falsifikuara me kartëmonedha origjinale.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës të dyshuarit kishin arritur pëlqimin që të shkëmbejnë vlerën prej njëqind e njëzet mijë (120,000.00) € kartëmonedha të falsifikuara dhe në kundër-vlerë të merrnin shumën prej tridhjetë e një mijë (31,000.00) € origjinale.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar: 120,000.00 € para që dyshohet të jenë të falsifikuara (240×500) € kartëmonedha, një veturë e tipit golf IV dhe tre telefona. Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./21Media

The post Kapen në flagrancë duke shkëmbyer mijëra euro false me origjinale appeared first on Gazeta Press.