Gjobitet edhe një polic i Kosovës, nuk i respektoi rregullat e trafikut

189
gjobitet-edhe-nje-polic-i-kosoves,-nuk-i-respektoi-rregullat-e-trafikut

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjobitur një polic për arsye se nuk i është përmbajtur rregullave të trafikut, shkruan Gazeta Express.

Ka disa ditë që PK-ja po shqipton gjoba duke iu referuar fotografive të dërguar nga qytetarët, kur bëhet ndonjë kundërvajtje në trafik.

“Automjeti që shihni në këtë foto është i Policisë së Kosovës, ndërsa pas pranimit të informacioneve relevente është identifikuar shoferi i tij dhe Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj këtij punonjësi policor. Kerkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik qofshin ata edhe zyrtarë policor apo të tjerë të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Kujtojmë se ditë më parë, edhe një punonjës i Policisë së Kosovës është gjobitur për arsye të mosrespektimit të rregullave të trafikut.Reklamë