Arrestohet burri nga Malisheva, sulmoi fizikisht policin

182
arrestohet-burri-nga-malisheva,-sulmoi-fizikisht-policin

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi dy ditë më parë e ka sulmuar fizikisht një polic.

Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 23:00.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.