Një person është therrur me thikë në rrugën ‘2 korriku’ në kryeqytet.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës është theksuar se rreth orës 22:00 kanë pranuar informatën për një lëndim trupor të ndodhur në këtë rrugë, transmeton lajmi.net.
Hetuesit policor tashmë kanë filluar një hetim lidhur me rrethanat që kanë çuar deri në këtë rast.
Njoftimi i plotë:
Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 korriku” në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti